Home
Aktivitetet njerëzore nuk janë të vetmet që shkaktojnë ndryshimin e klimës.

Ndryshimi i klimës nuk është aspak diçka e re, siç dëshmohet nga ngrohja globale që ndodhi rreth 500 milion vjet më parë.
Qysh më herët në epokën Paleozoike, disa nga nga kafshët e para që dolën në skenë në oqeane duhej të fillonin të ulnin materialin organik që gjendej në fundin e detit, duke sjellë si rezultat ngritjen e nivelit të dioksidit të karbonit.

Kjo solli për pasojë efektin e ngrohjes globale që zgjati për mëse 100 milion vite.
“Ashtu sikundër krimbat në një kopësht, krijesa të vogla të shtratit të detit shqetësojnë, përziejnë dhe riçiklojnë materialin organik të vdekur – një proçes i njohur si bioturbation,” tha Profesori Tim Lenton nga Universiteti i Exeter-it.
“Për shkak të këtij efekti guaskat apo strofullat e kafshëve janë aq të mëdhaja, saqë ti mund të shohësh ndryshime të mëdha në mjedis kur i tërë shtrati i oqeanit ndryshon nga një gjendje të e pashqetësuar në një të tillë të bioshqetësuar.”
Shkencëtarët besojnë se ky proces ka rezultuar në disa evente të zhdukjes në masë.
“Kur ne realizuam modelet tona, ne u habitëm nga ajo çka pamë,” tha Dr. Benjamin Mills nga Universiteti i Leeds.
“Evolucioni i këtyre krijesave të vogla me të vërtetë jo vetëm që ka sjellë një zbritje të nivelit të oksigjenit në atmosferë dhe oqeane por ka shtuar gjithashtu nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit në atë masë sa shkaktoi një ngrohje globale të menjëhershme.”
“Ne e kemi ditur më parë ngrohla globale ka ndodhur në këtë pikë të historisë së Tokës, por nuk e dinim aspak që kjo gjë ishte shkaktuar nga kafshët.”

 news-opabinia-prehistoric

Leave a comment