Home

A mundet që Kepler-186f të jetë një botë e banueshme dhe e ngjashme me tonën?

Një botë jashtë Sistemit Diellor, 500 vite dritë larg mund të jetë vendi më premtues për të kërkuar mbi jetën jashtëtokësore.

Në një studim të dundit, kërkuesit nga Instituti e Teknologjisë në Georgia kanë përdorur simulime kompjuterike për të analizuar dinamikën e boshtit të rrotullimit të planetit dhe për të përcaktuar sa shumë ai ndryshon me kalimin e kohës.
Këto zbulime tregonin se pjerrësia e Kepler-186f është faktikisht e qëndrueshme si ajo e Tokës, gjë që nënkupton se ai ka stinë dhe klimë të ndryshme, siç ndodh me planetin tonë.
Zbuluar para në kohë në vitin 2014, kjo botë intriguese jashtëdiellore gjithashtu është vendosur në zonën e jetueshme të yllit të vet duke nënkuptuar se temperatura është ‘e duhura’ për ujin e lëngshëm që të rrjedhë mbi sipërfaqe.
Si një vend i mundshëm për të kërkuar jetën aliene, është sigurisht një shënjestër stërmunduese për observimet e ardhshme.
“Studimi ynë është ndër të parët që hetojnë mbi qëndrueshmërinë e klimës së planeteve të jashtëm dhe shton kuptueshmëri në rritje mbi këto botë të afërta me shumë gjasa për të qënë të banueshëm,” tha drejtuesi i stusimit Gongjie Li.
“Unë nuk mendoj që e kuptojmë mjaftueshëm origjinën e jetës për të vendosur përfundimisht mundësinë e pranisë së tyre në planete me stinë të parregullta,” shtoi bashkë-autori Youtong Shan. “Madje edhe në Tokë, jeta është tejet e gjerë dhe diverse duke treguar një elasticitet të jashtëzakonshëm në kushte mjedisore armiqësore.”
“Por një planet me klimë të qendrueshme mund të jetë një vend më i lehtë për t’ia nisur.”

Leave a comment