Home

A janë oktapodët me natyrë jashtëtokësore?

Një teori krejt e çuditshme propozon që embrionet e oktapodëve të parë arritën në Tokë me një kometë miliona vjet më parë.

Mund të duken aliene, por a vijnë me të vërtetë oktapodët dhe cefalopodët e tjerë nga hapësira?
Kjo ide e veçantë u hodh në skenë nga një ekip ndërkombëtar prej 33 shkencëtarësh puna e të cilëve është publikuar në gazetën ‘Progress in Biophysics’ dhe Molecular Biology.
Studimi i tyre u përqëndrua në genet e oktapodëve dhe llojeve të tjera që lulëzuan pas eventeve të ndryshme të zhdukjes në masë që mund të kenë ngjarë në të shkuarën e largët të planetiit.
“(Është pikëpamja jonë) që këto genet e reja të jenë importe jashtëtokësore të Tokës – me shumë gjasa të jenë një grup tashmë koherent i geneve funksionaletë ruajtura dhe vezëve të fertilizuara në matricë të mbrojtur,” shkruan ekipi.
“Nuk duhet shumë imagjinatë për të konsideruar faktin që eventet para-Kambriane të zhdukjes në masë korrespondonin me impaktin e kometës (apo kometave) jetë-sjellëse dhe farëzimin e Tokës me organizma qelizorë të ardhur nga kozmosi apo gene virusale.”
Ideja që jeta mund të ketë udhëtuar nga botë të tjera tek e jona me anë asteroidësh ose kometash. Një teori e njohur ndryshe si panspermia, nuk është e re, megjithatë ky studim i veçantë është çuditërisht specifik.
Jodomosdoshmërisht, megjithatë kjo teori është ndeshur me kritika të gjera nga bashkësia shkencore.
Mjafton të thuhet që është jashtëzakonisht e vështirë të mendohet që vezët e oktapodëve kanë bërë një xhiro me kometë për të ardhur në Tokë.

Leave a comment