Home

Bimët e para në Tokë mund të jenë dukur ngjashëm kësaj fotoje

Besohet se bimët e para mbi Tokë kanë lulëzuar rreth 100 milion vite më herët nga sa propozonin studimet e kaluara.

Një kërkim i ri, i cili përfshinte analizimin e geneve të bimëve të gjalla, kthen mbrapsht teoritë ekzistuese dhe sugjeron se bimët janë shfaqur mbi tokë diku para rreth 500 milion viteve më parë.
Këto bimë të hershme, që kanë evoluar nga shkuma e pellgjeve, mund të kenë siguruar një habitat për kafshët e para mbitokësore të cilat kanë dalë në skenë thuajse në të njëjtën periudhë kohe.
“Bimët tokësore janë shfaqur në terë para gjysmë miliard vjetesh, dhjetra milionë vite më të vonshme sesa të dhënat sosile tregojnë,” tha autori i sudimit dhe paleontologu Dr Philip Donoghue.”
“Kjo gjë ne fakt e ndryshon perceptimin e natyrës së mjediseve të hershme tokësore, duke lënë mënjanë shkumën e pellgjeve në favor të një flore që vetëm sa do të guduliste gishtërisnjtë e këmbës – por nuk do të arrinte më shunmë lartësi.”
Studimet e kaluara mbi shfaqjen e bimëve mbi tokë ishin të bazuara vetëm në dëshmitë fosile.
Ky zbulim i ri na sugjeron se ajo çka dimë ne mbi evolucionin e bimëve mund të dojë gjithashtu të rishikohet.

Leave a comment