Home

Merimangat janë me të vërtetë krijesa tejet të veçanta,

Mesa duket na del se merimangat janë në gjendje të pluskojnë në ajër më distanca të tëra duke përdorur fushat natyrore elektrike të Tokës.

Për të fluturuar, merimangat zakonisht duhet të ngjiten mbi një pemë të lartë dhe të nxjerrin sasi të mëdha mëndafshi nga barku i tyre. Teksa era e kap atë, merimanga përfshihet menjëherë në ajër.

Me kalimin e viteve megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se disa merimanga janë të afta të ruajnë fluturimin për milje të tëra madje edhe kur nuk ka erë që t’i mbajë ato. Sipas një studimi të ri, përgjigja gjendet tek fushat elektrike të Tokës që mund t’i mbajnë ato duke ngarkuar elektrostatikisht fijet e tyre për të mundësuar merimangën të qëndrojë pezull për periudha të gjata kohore. Në një eksperiment të fundit, biofizikanti i shqisave Erica Morley vendosi një kuti në të cilën ishte e aftë të riprodhonte tipet e fushave elektrike të që ekzistojnë normalisht në natyrë. Zbulimet e saj tregonin që këto fusha kishin një impakt domethënës në aftësinë e një merimange për të qëndruar në ajër. Kur ato ngrihen fluturimthi, ti mund të fikësh fushën elektrike dhe t’i shohësh ato të bien poshtë, “ tha ajo. Pabesueshmërisht disa merimanga janë të njohura për faktin se mund të arrijnë në gluturim gjatësi prej dy miljesh apo më shumë. Nuk  është çudi që miqtë tanë me tetë këmbë  kanë arritur të kolonizojnë thuajse çdo shtet të Tokës.

Leave a comment