Home

Edgar Mitchell duke ndjekur një event në San Diego

Ed Mitchell deklaron se Jashtëtokësorët parandaluan një luftë bërthamore

Astronauti i Apollo 14 Edgar Mitchell beson se vizitorët nga hapësira mund të kenë parandaluar armagedonin.

84-vjeçari, i cili ishte personi i gjashtë që eci mbi sipërfaqen e Hënës kohë përpara në vitin 1971, mban idenë se planeti ynë ka qënë duke u vizituar nga jashtëtokësorë inteligjentë për vite me radhë dhe se ata mund të kenë ndërhyrë ndonjëherë në çështjet tona në një përpjekje për të parandaluar një apokalips bërthamor.
Pikëpamjet e Mitchell-it janë të bazuara në mjaft përvoja të komunikuara ndaj tij nga personeli ushatarak i cili pretendon, midis të tjerash, se kanë dëshmuar UFO mbi bazat ushtarake të predhave gjatë Luftës së Ftohtë.
“UFOt po shiheshin shpesh mbi kokat tona dhe në mënyrë frekuente ndalonin predhat e tyre,” tha ai.
“Ata dëshironin të dinin mbi aftësitë tona ushtarake. Vetë përvoja ime duke folur me njerëz e ka bërë të qartë se JT-të (JashtëTokësorët) janë përpjekur të na ruajnë ne nga një luftë e mundshme dhe na kanë ndihmuar të krijojmë një paqe mbi Tokë.”
Deklaratat ndofta spektakolare megjithatë janë ndeshur me një shkallë të konsiderueshme skepticizmi.
Gjatë një interviste radio me Kerrang në 2008-ën ai mbante idene se njerezimi ka qënë në kontakt me alienet shumë herë me rradhe dhe kjo gjë është mbajtur e fshehtë nga qeveritë botërore për më shumë se 60 vjet.
“Ndodh që unë kam qënë i privilegjuar mjaftueshëm të isha në dijeni të faktit se ne kemi qënë të vizituar në këtë planet dhe fenomeni i UFO-ve është real,” tha ai. Zëdhënësi i NASAs në këtë kohë megjithatë ka një distancë të regjur nga vërejtjet e Mitchell-it.
“NASA nuk është e përfshirë në asnjë lloj historie mbulimi në lidhje me jetën aliene në këtë planet apo kudo gjetkë në univers”, tha ai. Dr Mitchell është një amerikan i madh, por ne nuk ndajmë të njëjtat bindje mbi këtë çështje.”

Leave a comment